I biri i Gadafit, i mirëseardhur në Zvicër!?
"Rasti me pengjet është zgjidhur. Nuk ka udhëzime në bazë të të cilave shtetasit libianë do të përjashtoheshin nga pjesëmarrja në forum"
Në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në fund të janarit në Davos të Zvicrës, janë të mirëseardhur edhe shtetasit e Libisë. Kjo, duket se është në kundërshtim me ndalesat që rrjedhin nga afera e pengjeve zvicerane të mbajtur në Libi.
Madje vetë njëri nga djemtë e diktatorit Gadafi, Seif Al-Islam gjendet në listën e të ftuarve. Kështu ka thënë për medie, zëdhënësi i Forumit të Davosit, Fon Mathuros, siç shkruan sot 20 Minuten.
„Rasti me pengjet zvicerane është zgjidhur. Nuk ka udhëzime në bazë të të cilave shtetasit libianë do të përjashtoheshin nga pjesëmarrja në forum”, ka shtuar ai.
Vetëm një vit më parë, gjendja ishte fare ndryshe. „Deri sa të mos normalizohen marrëdhëniet në mes të dy vendeve, nuk do të ketë pjesëmarrës nga Libia”, ishte pohuar atëbotë në Davos.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit Ai mori 16,144 vota në raundin e dytë të votimit, duke siguruar afërsisht 700 vota më... -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër













