Kthehet në rigjykim grupi kosovar për tregti me drogë
Prokiuroria, në ankesën e saj ka theksuar se në disa nga pikat e padisë, gjykata nuk pati reaguar
Në vitin 2008, Gjyqi Federal për çështje penale i Zvicrës kishte gjykuar njërin ndër grupet më të mëdha të trafikuesve të drogës deri atëherë. Babai dhe dy djemtë e tij nga Kosova ishin objekt i këtij gjykimi, të cilëve u ngarkohej tregtia me mjete narkotike (rreth 1500 kg, në vlerë të 25 milion frangave).
Njëri nga djemtë kishte marrë dënimin prej15 vjet heqje lirie, vëllai tjetër dy vjet me kusht ndërsa babai ishte liruar si i pafajshëm.
Por ndërkohë, Prokuroria federale e ka hedhur edhe një herë lëndën në gjyq. Ajo, në ankesën e saj ka theksuar se në disa nga pikat e padisë, gjykata nuk pati reaguar. Njëra ndër to ishte edhe pika ku të paditurve, krahas veprave tjera, u ngarkohej edhe larja e parave. Kjo pikë ishte lënë anash për faktin se hetimi duhej deleguar jashtë Zvicrës, për çfarë gjykata nuk ishte treguar e gatshme.
Familjarët thuhet të kenë larë para dhe të kenë krijuar pasuiri të madhe në Kosovë. Tash, për përfundimin e lëndës nevojitet edhe pëlqimi i autoriteteve kosovare
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit Ai mori 16,144 vota në raundin e dytë të votimit, duke siguruar afërsisht 700 vota më... -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër












