Sport
Jeta e vështirë e Valon Behramit
“Para 13 viteve kush do ta kishte menduar këtë. Jam shumë i lumtur për karrierën e Valon dhe personalitetin e tij. Ai e ka bërë këtë vetëm me mund dhe sakrificë të madhe”, përfundoi Ragip Behrami
Valon Behrami shkëlqeu kundër Brazilit dhe Neymarit, por jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë.
Kështu ka rrëfyer babai i tij, Ragipi, në një intervistë për ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.
“Ne kishim shumë fotografi, por ato u dogjën. Bombat kishin rënë në shtëpinë tonë”, ka thënë Ragipi. Familja Behrami u largua nga Kosova, kur Valoni ishte vetëm 4-vjeçar. Ata u strehuan në komunitetin jugor Ticino Stabio. “Kam marrë para nga komuniteti për tre muaj. Por, kjo ishte një turp për mua. Doja të punoja”. Në Mitrovicë, babai i Valonit punonte si menaxher shitjesh në një fabrikë plastike para luftës, ndërsa gruaja e tij punonte si sekretare në të njëjtën kompani.
“Valoni ishte një nxënës i mirë. Ai nuk rinte një minutë ulur. Gjithmonë donte të shkonte lart e poshtë. Por ishte një student i mirë dhe inteligjent. Në vitin 1998 duhet të largoheshim nga Zvicra”, ka shtuar tutje Ragipi.
Por, në vitin 2000 ata duhej të ktheheshin në Kosovë, sepse lufta kishte përfunduar. “Unë u përpoqa të mos e lija Valonin. Nuk mundeshim të ktheheshim në Kosovë. Ishim duke menduar për të lëvizur në Gjermani ose Suedi. Papritur na ndihmoi , Aleks Pedraxini nga Këshilli i Shtetit në Ticino, pasi djali i tij luante me Valonin tek moshat. Pas shumë peripecive u lejuam të qëndronim”, tregon babai i Behramit.
Më tutje Ragipi ka shtuar se Valoni ishte shumë profesionist dhe ka punuar shumë, e nuk ka pasur kohë për të dal natën.
Më pas Behrami kishte një karrierë të ndritur duke luajtur në Verona, West Ham United, Lazio, Hamburg, Watford dhe Udinese.
Gjithashtu u grumbullua me Zvicrën dhe ka 80 ndeshje ndërkombëtare. Ai është futbollisti i vetëm te Zvicra që ka luajtur në katër Kampionate Botërore. “Para 13 viteve kush do ta kishte menduar këtë. Jam shumë i lumtur për karrierën e Valon dhe personalitetin e tij. Ai e ka bërë këtë vetëm me mund dhe sakrificë të madhe”, përfundoi Ragip Behrami.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje Ai kishte kërcënuar me sulm në Festivalin e Këngës Eurovision në Bazel dhe ishte identifikuar si... -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026











