E-Diaspora
Festivali shqiptar mbush sheshin qendror të Detroitit
Festivali Shqiptaro-Amerikan që zgjat dy ditë, mbledh artistë nga SHBA, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Kanadaja
Është viti i tretë radhazi që shqiptarët shpalosin këngët dhe vallet e tyre në qendër të Detroitit në shtetin Miçigan. Festivali Shqiptaro-Amerikan që zgjat dy ditë, mbledh artistë nga SHBA, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Kanadaja.
Nisma për të mbledhur çdo vit këngëtarë dhe valltarë shqiptarë në sheshin Hart Plazza të Detroitit hyri në vitin e tretë, raporton “Zëri i Amerikës”.
Sheshi që përdoret zakonisht për grupe të mëdha amerikane të rokut apo teknos, po pret këtë qershor muzikën shqiptare me disa nga interpretuesit më të mirë që ofron ajo.
Hart Plazza ndahet vetëm nga një brez i vogël uji nga Kanadaja dhe ky është një rast i mirë që në festival të vijnë edhe shqiptarë nga ana tjetër e kufirit, përcjell albinfo.ch.
Bordi i Festivalit është kujdesur të sjellë muzikë dhe valle nga të gjitha trevat shqiptare.
Organizatorët thonë se qëllimi kryesor është për të mbajtur të afruar komunitetin dhe për t’i treguar botës se shqiptarët kanë mjaft për të ofruar përsa u përket vlerave të kulturës.
Në fakt, sipas organizatorëve shqiptarët janë sot për sot të vetmit që mbajnë një festival etnik në qendër të Detroitit.
Shoqatat dhe biznesmenët që mbështesin këtë festival i thanë Zërit të Amerikës se shpresojnë ta bëjnë Festivalin një ngjarje të rregullt të përvitshme, duke u nisur nga interesimi i shtuar që pati këtë vit.
Pasi grupet muzikore mbaruan interpretimin, sheshi i festivalit u hap për të gjithë të pranishmit.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit Përballë mungesës së personelit të kualifikuar, Parlamenti i Zvicrës ka miratuar rikthimin në shërbim të ish-ushtarëve.... -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë”












