Lajme
Rekord: 21-vjeçar me 66 raste penale
Florim Fazliu me nofkën “Gjapella” në 55 raste është i dyshuari kryesor, ndërsa në 11 raste ishte viktimë-dëshmitar
Florim Fazliun nga lagjja “Kodra e Trimave” në Prishtinë të gjithë e njohin me nofkën “Gjapella”. Ky djalosh 21 vjeçar ka thyer rekord në Kosovën e pasluftës, jo për ndonjë të bëmë sportive apo akrobatike, por për probleme dhe shkelje ligji. Ai gjendet në Burgun e Lypjanit ndërsa ka 66 procedime penale.
“Gjapella”, sipas gaztës JNK, kishte vetëm 15-vjeç, kur pati rastin e parë në polici. Ai ishte denoncuar për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike më 2006, ndërsa nga ajo periudhë deri në vitin 2012, atij iu shtuan një nga një, duke i grumbulluar 66 vepra penale.
“Në 55 raste, Florim fazliu ishte i dyshuari kryesor, ndërsa në 11 raste ishte viktimë-dëshmitar”, thuhet në raport.
“Fazliu dyshohet se ka kryer vepra të ndryshme si tentim-vrasje, therje me thikë, prishje të rendit dhe qetësisë publike, kërcënime, sulme të rënda trupore, shtënie më armë, grabitje, dëmtime të pronave, mosbindje të urdhrave të policisë”, thotë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
Lidhur me këto vepra, më 4 tetor 2012, “Gjapella” është arrestuar nga divizioni kundër krimit të organizuar i Policisë së Kosovës, si i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale. “Gjapella” është arrestuar në bazë të letër-rreshtimit nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, sipas të cilës, ai ka qenë person i shpallur në kërkim që nga viti 2011.
Gjyqtari Vehbi Kashtanjeva tha se paraburgimin e Florimit e ka vazhduar vendimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, deri më 4 nëntor 2012. “Gjapella po mbahet në burgun e Lipjanit”, tha Kashtanjeva. Ndërsa policia posedon të dhëna që personin e arrestuar e identifikojnë si pjesëmarrës në kryerjen e shumë veprave penale në kuadër të grupit të ashtuquajtur “Sekiraça”.
Florim Fazliu ka edhe një faqe në rrjetin social Facebook me nofkën e tij “Gjapella”, ndërsa ka më shumë se 1300 “friends”.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












