Barometri politik konstaton ndryshime të vogla në rezultatet e partive
SVP, më e votuara në vitin 2007, mbërrin në 26% ose ka një rënie prej 3% krahasuar me vitin e përmendur, ndërsa SP ka stagnuar në 19%
Është publikuar sot një sondazh i Institutit për Hulumtimin e Opinionit Publik Isopublic, i porositur nga gazeta “SonntagsZeitung” që ka pasur në fokus përkrahjen që gëzojnë aktualisht në popull partitë zvicerane. Sipas rezultateve të sondazhit, partia SVP, më e votuara në vitin 2007, ka një rënie prej 3% krahasuar me vitin e përmendur.
Për SVP-në sot do të votonin 26% e zviceranëve krahasuar me 29% nga viti 2007. Mirëpo, megjithatë, në krahasim me sondazhe të tjera të bëra në vitin 2009 dhe 2010, kjo parti ka një rritje të vogël. Partia Socialdemokrate (SP) ka stagnuar në krahasim me vitin 2007. Me 19% sa ia kanë “dhënë” të anketuarit, ajo e ruan përindjen e realizuar në zgjedhjet federale të vitit 2007. Por, ndërkaq, po u krahasua ky rezultat me sondazhet e vitit 2009 dhe 2010 SP ka një rënie të vogël.
Partia Liberale (FDP) sipas këtij sondazhi do të votohej nga 17.1% e zviceranëve që tregon një rënie të vogël, prej 0.6% të votave. Edhe Partia Demokristiane (CVP) do të shënonte një rënie po të mbaheshin zgjedhjet sot. Nga 14.5% të vitit 2007 kjo parti do të binte në 13.8% të votave.
Partia e re BDP, e themeluar pas zgjedhjeve të vitit 2007 do të gëzonte besimin e 4.5% të zviceranëve sikur zgjedhjet të mbaheshin sot. Partia e Gjelbër do të votohej nga 9.1% e zviceranëve me të drejtë vote . Në vitin 2007 ajo kishte 10.0%.
Sondazhi është zhvilluar nga 10 deri 21 dhjetor me 1001 persona. Rezultatet lejojnë margjina gabimi prej 3.2%.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit Ai mori 16,144 vota në raundin e dytë të votimit, duke siguruar afërsisht 700 vota më... -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër












