Lajme
Prenkaj emërohet drejtor i Akademisë Diplomatike
Vendimi i ministrit Hoxhaj, pason vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Akademisë Diplomatike me seli në Prizren
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka emëruar Ambasadorin e parë të Republikës së Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, Drejtor të Akademisë Diplomatike të Kosovës, me seli në Prizren. Vendimi i ministrit Hoxhaj, pason vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Akademisë Diplomatike.
“Akademia Diplomatike e Kosovës si institucion publik do të merret me përgatitjen dhe formimin profesional të anëtarëve të personelit në shërbimin e jashtëm, duke u mbështetur në parimin se politika e jashtme moderne duhet të funksionojë duke u mbështetur në studim, hulumtim dhe ngritje të kapaciteteve permanente të stafit”, konsideron MPJ nëpërmjet një komunikate .
Akademia po ashtu do të hartojë dokumentet strategjike, relevante të politikës së jashtme, do të merret me trajnimin e diplomatëve të Kosovës, si dhe me organizimin e konferencave, forumeve, takimeve rajonale dhe seminareve për çështjet e politikës së jashtme si tërësi.
“Akademia Diplomatike do të jetë një urë e fuqishme që do ta lidhë Kosovën me qendrat e mëdha të vendosjes politike|, thuhet më tej në njoftimin e MPJ-së.
Selia e kësaj diplomacie do të jetë në Prizren, ndërsa vendim është marr nga Qeveria e Kosovës dhe është bërë publik në korrik të këtij viti nga shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Prizren.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










