Sport
FC Kosova e Gjenevës me shumë ndryshime
Pas dorëheqjes së kryetarit, nënkryetarit dhe shpërbërjes së komitetit, një mbledhje e përgjithshme urgjente u mbajt më 21 qershor, ku Halil Rrahmani u zgjodh kryetar dhe u krijua një komitet i ri
Njëra nga skuadrat më të suksesshme shqiptare në Zvicër padyshim se është Kosova e Gjenevës, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, në skuadrën shqiptare kanë ndodhur disa ndryshime. Fillimisht kryetari Selajdin Salihu kishte dhënë dorëheqje. “Pas ngjarjeve të mjerueshme që ndodhën gjatë finales në ndeshjen e ligës së 4-të të Geneva League mes FC Versoix dhe FC Kosova një pjesë të përgjegjësisë e ndjej mbi supet e mia. Ndaj, kam ardhur në përfundim se dorëheqja ime është zgjidhja më e mirë në këto rrethana. Qëllimi im nuk është t’ju shqetësoj me këtë njoftim, por shpresoj se ju do të pranoni keqardhjen time të sinqertë”, ishte shprehur Salihu.
Më pas dorëheqje ka dhënë edhe nënkryetari Qamil Sejdiu. “Pas 4 vite aktivitet rreth terreneve me sfida të rënda dhe të lehta si vullnetar si në gjithë klubet e Gjenevës. Falënderoj kolegët të kryesisë, lojtarët, trajnerët, sponsorët, dashamirët e futbollit kryesin et ACGF, Qendrën sportive në Evaux, stadiumin në Frontenex etj”, kishte thënë Sejdiu, përcjell albinfo.ch.
Pas dorëheqjes së kryetarit, nënkryetarit dhe shpërbërjes së komitetit, një mbledhje e përgjithshme urgjente u mbajt më 21 qershor, ku Halil Rrahmani u zgjodh kryetar dhe u krijua një komitet i ri, njofton klubi, përcjell albinfo.ch.
“Kryetari i ri, dëshiron t’ju ftojë në një mbledhje informative për të biseduar rreth çështjes aktuale te klubit, dhe t’ju informoj për drejtimet e reja sportive dhe strukturore të klubit për sezonet e ardhshme. Takimi do të zhvillohet të hënën, më 25 qershor 2018 në ora 20:00”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit Besimtarët e Misionit Katolik Shqiptar në Luzern kanë kremtuar festën e Pashkëve në dy qendra të... -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato)











