Lajme
Ashton “bashkon” Thaçin dhe Daçiqin
Baronesha Ashton mund të ndikoj që dy kryeministrat, Thaçi dhe Daçiq, t’ia shtrinë dorën njëri-tjetrit
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton ka thirrur në Bruksel, kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Ivica Daçiq për të koordinuar nisjen e dialogut ndërmjet dy vendeve. Takimet të cilat do të zhvillohen sot, fillimisht do të jenë të ndara.
Qëllimi i këtij takimi, siç kanë njoftuar zyrtarë nga Brukseli, kryesisht ka të bëj me nisjen e dialogut të ndërsjellë, ndërsa nëse nuk ka kundërshtime, baronesha Ashton mund të ndikoj që dy kryeministrat e dy vendeve më të “armiqësuara” në Ballkan, t’ia shtrinë dorën njëri-tjetrit.
Zëdhënësja e Catherine Ashton, Maja Kocijançic ka thënë për mediet e Prishtinës se takimet me shefen e BE-së, do ta zhvillohet ndaras.
“Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton do të takohet në Bruksel me kryeministrin Daçiq. Ajo po ashtu do të takohet edhe me kryeministrin Thaçi. Qëllimi i këtij takimi është për të diskutuar rinisjen e dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Kocijançiq.
Ndërsa gazeta “Zëri” duke u thirrur nga burimet veta nga Brukseli, thotë se ka mundësi që takimi i sotëm të mos zhvillohet ndaras.
“Unë besoj se do të ketë insistime nga ana e përfaqësueses Ashton që ajo të ulet njëherësh me dy kryeministrat në një tavolinë dhe të diskutojë. Ky është edhe qëllimi i Ashton, e cila i ka ftuar ata si një parapërgatitje për rinisjen e dialogut”, ka thënë ky burim.
Të dy shtetet ndërkaq, janë deklaruar për vazhdimin e bisedimeve për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Kosova dje ka nxjerrë një rezolutë me të cilën kërkohet normalizimi i raporteve me Serbinë, ndërsa kjo e fundit ka hartuar një platformë për negociata me Kosovës.
Krijimi i raporteve fqinjësore është normë elementare e Bashkimit Evropian për të gjitha shtetet që synojnë apo aspirojnë integrimin në BE. Edhe Kosova edhe Serbia tashmë janë deklaruar se rruga e vetme, prioritare e tyre, mbetet integrimi në strukturat euro-atlantike.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Gjoba deri në 250 franga për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara në gjithë Zvicrën Nga 1 gushti hyn në fuqi rregullorja e re që synon luftimin e ndotjes dhe përmirësimin... -
Edhe kjo fundjavë përvëluese në Zvicër, temperaturat deri në 38 gradë -
Publikohet renditja e komunave më të mira dhe më të dobëta për të jetuar në Zvicër -
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër













