Shkurt.ch
Kanë sjellë nga Kosova 20 kg.heroinë, akuzohen dy gra dhe një burrë
Prokuroria i ngarkon të tre të akuzuarit për ndihmë të ofruar në tregtinë e palejuar me lëndë narkotike në sasi të madhe
Dy gra, njëra 46 dhe tjetra 62 vjeçe nga komuna Altenkirchen , Gjermani po përballen para Gjykatës së landit në Koblenz me akuzën se kanë sjellë nga Kosova në Gjermani secila nga 10 kilogramë heroinë. Kjo sasi droge duhej që pastaj të transportohej në Skandinavi.
Gruaja 46 vjeçe së bashku me bashkëshortin 61 vjeçar (i cili po kështu është i akuzuar) kishin marrë në Altenkirchen një sallë me qira, ku kishin vendosur 15 kilogramë heroinë.
Prokuroria i ngarkon të tre të akuzuarit për ndihmë të ofruar në tregtinë e palejuar me lëndë narkotike në sasi të madhe si dhe për futjen në Gjermani të këtyre lëndëve.
Çifti i akuzuar që ndodhet në paraburgim deri më tash po vazhdon heshtjen. Ndërsa gruaja 62 vjeçare, e cila po ashtu ndodhet në paraburgim që nga muaji maj trupit gjykues i ka treguar një rrëfim aventuresk e të pabesueshëm lidhur me një kidnapim. Sipas saj, atë e kanë bartur për javë të tëra nëpër regjion me automobilin në të cilin gjendeshin 10 kilogramë heroinë.
Arsyeja pse ata e kanë bërë këtë, sipas saj ka qenë se ajo është implikuar pa e ditur me pjesëtarë të një bande droge në Kosovë. Ajo duhej të dërgonte 20 pako të vogla në Oslo. Shefi i bandës e kishte “siguruar” atë se në pakot e vogla nuk kishte drogë, por se ishte vetëm një kurth për një rival të tij.
Rrëfimi i pabesueshëm i 62 vjeçares vazhdonte edhe më tutje me detaje të panumërta por në fund kishte dalë se pakot ishin të mbushura me heroinë.
Gjykimi në Gjykatën e Koblenzit është duke vazhduar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











