Lajme
Për shkak të dëshmive të rreme, humbasin lejeqëndrimin
Vendet e Bashkimit Evropian iu kanë dërguar autoriteteve kosovare rreth 11 mijë raste për verifikim të shtetësisë
Për shkak të deklarimit të rremë, qindra qytetarë nga të gjitha nacionalitetet e vendeve ballkanike, po e humbasin leje-qëndrimin(lejeqëndrimi) nëpër shtetet e Bashkimit Evropian. Pas verifikimit të të dhënave, shumë nga ata që kanë marrë azilin në BE, por edhe ata që po tentojnë të fitojnë aktualisht, po zbulohen si gënjeshtarë dhe po kthehen në atdhe.Sipas një raporti që ka publikuar RTK, vendet e Bashkimit Evropian po vazhdojnë t’u dërgojnë autoriteteve në Kosovë lista azilkërkuesish kosovarë për të vërtetuar shtetësinë e tyre. Ndërsa pas procesit të verifikimit të dëshmive të kërkesës për azil me gjendjen në terren, thuhet se qindra raste kanë dalë te rreme.Blerim Camaj është shef i Agjencisë së Regjistrimit Civil të Kosovës. Ai tha se mijëra raste kanë rezultuar të rreme, pas verifikimit të të dhënave. ”Në ato shtete ku është kërkuar azili kanë kërkuar përmes ambasadave të tyre verifikimin e këtyre tek Agjencia jonë. Ne kemi dalë në terren dhe kemi verifikuar dhe fatkeqësisht ka rezultuar se ata janë shtetas të shteteve përreth, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë”, ka thënë Camaj.Sipas tij, shumica e këtyre personave sipas informatave po i kthejnë në vendet e tyre pavarësisht statusit të tyre të rregulluar. “Krejt këto njoftimet tona që ua dërgojmë se nuk janë shtetas të Kosovës ua prishin shtetësinë dhe i kthejnë”, ka thënë Camaj, sipas të cilit autoritetet kosovare kanë konfirmuar numrin prej 11 mijë kërkesash për verifikim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












