Shkurt.ch
Nuk je nga Zvicra? Nuk ka cigare
Veç letërnjoftimeve zvicerane, automatët e cigareve “njohin” edhe ato franceze dhe gjermane. Të tjerat, nuk pranohen për shkaqe teknike
Duhanpirësit në Zvicër mund të blejnë cigare në automatët e cigareve vetëm pasi të tregojnë letërnjoftimin ose një zheton. Por, për shumë shtetas të huaj kjo gjë duket e pamundshme.
20minuten.ch duke iu referuar rastit të një shtetaseje maqedonase shkruan se ajo duke mos pasur letërnjoftimi zviceran dhe as patentshoferi të këtushëm. Dhe, ai që nuk posedon së paku njërin nga këto dokumente, rrezikon të mbetet pa cigare nga automati.
Pasja e letërnjoftimit është bërë kusht për shkak se për të marrë cigare duhet të dëshmosh se je në moshën madhore. Por, maqedonasja thotë se kjo qasje është diskriminuese.
Përveç letërnjoftimeve zvicerane, automatët e cigareve “njohin” vetëm edhe ato franceze dhe gjermane me parametra të BE-së. Të gjitha dokumentet tjera, për shkaqe teknike, nuk mund të pranohen nga aparati “lexues”, ka thënë për këtë medium një zëdhënës i prodhuesit dhe distributorit të duhanit , njëherësh përgjegjës për automatët e cigareve Philip Morris.
Sipas tij, pajisja me lexues për dokumente të tjera do të ishte shumë e kushtueshme.
Por, të huajt sikur rasti i maqedonases kanë megjithatë një mundësi: ato mund ta aktivizojnë automatin e cigareve me një zheton special, që mund të merret te personeli i restorantit.
Por, para personelit, ata/ato duhet të identifikohen, me çfarëdo letërnjoftimi të huaj se janë 16 ose 18 vjeçarë (varësisht nga kantoni). Mirëpo mbetet problemi me ata që nuk ndodhen në restorant por diku jashtë, ku ka automat dhe nuk ka personale që do t`i jepte zheton!
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse














