Shkurt.ch
I kërkon martesë me plug dhe me një gabim drejtshkrimor
Pasi që me plugun e tij i “shkruan” shkronjat me një gjatësi prej 137 metrash secilën, Loren sheh se e kishte bërë një gabim: në vend Jody ai e kishte shkruar Lody emrin e të dashurës
Fermeri amerikan Loren Lenz nuk dëshironte një martesë të zakonshme, monotone. Dhe atij i kishte shkrepur një ide origjinale: të lëvronte në njërën nga arat e tij të pambjella një kërkesë për martesë drejtuar të dashurës së tij Jody Schaefer. Kjo lavër duhej të ishte mjaft e madhe dhe impozante sa të mund të shihej nga aeroplani (i vogël).
Pasi që me plugun e traktorit të tij i “shkruan” shkronjat me një gjatësi prej 137 metrash secilën, Loren sheh se e kishte bërë një gabim: në vend Jody ai e kishte shkruar Lody emrin e të dashurës. Përmirësimi i gabimit do t`i kushtonte me shumë kohë dhe mund, pastaj, ai ishte i sigurt se Jody do t`ia falte gabimin dretshkrimor.
Kështu edhe ndodhi. Ai e shtyri Jody-n, e cila nuk e kishte idenë për befasinë, të hipte në një aeroplan të vogël dhe të fluturonte bashkë me të në afërsi për të kërkuar gjoja nga ajri një makinë të humbur.
Vetëm atëherë Jody e sheh nga lartësia shpalljen e pazakonshme për martesë që i drejtohej asaj dhe domosdo, i thyhet zemra. Ajo , sigurisht, me këtë rast nuk bën vërejtje gramatikore.
Lanz ndërkaq e mbante unazën gati dhe, ja, martesa u kurorëzua.
Në fakt kurorëzimi zyrtar do të bëhet më 19 janar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in Duke paralajmëruar për fushatën aktuale të "iniciativës 10 milionëshe" ka thënë se Zvicra po përballet me... -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta -
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër












