E-Diaspora
Xhaka: “Të gjitha paratë e fituara ua dorëzoj prindërve”
Ai në një rast, gjatë intervistës, thotë: “Taulanti është futbollist më i mirë se unë. Babai dhe ai më kanë shtyrë, pothuaj detyruar të luaj futboll”
Në një intervistë të gjatë që zë dy faqe të plota të gazetës së të dielës „Der Sonntag“, ylli i futbollit Granit Xhaka ka zbuluar shumë hollësi lidhur me jetën familjare, me ambiciet e tij, formën sportive nëpër të cilën po kalon etj.
Ai veç tjerash ka pohuar se të gjitha paratë që i fiton ua dorëzon prindërve. Dhe pikërisht ky detaj është vënë në titull të artikullit.
Më tutje Graniti e shpjegon raportin e veçantë që ka me prindërit dhe vëllanë, Taulantin. “Prejse unë luaj në Mönchengladvbach dhe Taulanti në Cyrih, prindërve u duhet të “çahen”: një javë te ai, një javë te unë”.
“Jemi ulur me Taulantin dhe kemi biseduar që t`ua blejmë prindërve një shtëpi në Prishtinë, ku ata gjithë jetën kanë dëshiruar të kenë shtëpinë. U kemi thënë ta zgjedhin vetë pastaj ne ua kemi blerë. Ndërsa me shtëpinë në Bazel kemi dashur t`i befasojmë. Ajo është duke u ndërtuar dhe në janar do të jetë e gatshme”, thotë Graniti.
Ai në një rast, gjatë intervistës, thotë: “Taulanti është futbollist më i mirë se unë”. Këtë pohim e sqaron duke thënë se fillimisht, si më i vjetër në moshë, Taulanti ka shkruar të stërvisë futboll, i shoqëruar nga babai. Pastaj ata të dytë e kanë shtyrë, pothuaj detyruar edhe Granitin të luante.
“Po të mos e kishin bërë këtë, unë ndoshta kurrë nuk do të bëhesha futbollist”.
Xhaka ka shprehur një mendim interesant lidhur me (mos)paraqitjen e tij për të kryer shërbimin ushtarak në Zvicër. “Përveç asaj se si futbollistë profesionistë jemi të liruar nga shërbimi aktiv ushtarak, ne kemi edhe një pengesë për këtë. Nga lufta e fundit në Kosovë gjyshërit dhe të afërmit e mi janë ballafaquar drejtpërdrejtë me dhunën ushtarake dhe vrasjet”.
Graniti më tutje në intervistë thotë se shpreson se ai bashkë me Shaqirin janë shembuj të mirë integrimi për të rinjtë me prejardhje të huaj në Zvicër. Ai flet edhe për kufizimet që një i huaj i brezit të dytë ka në tregun e punës apo në shkollim në krahasim me moshatarët e tyre me prindër zviceranë.
“E qartë, nëse konkurron një Hans Müller dhe një Flamur Berisha për një vend pune, përparësi do të ketë Mülleri”, ka thënë Xhaka.
Ai këmbengul se fama nuk “i ka rënë në kokë”, siç mund të mendohet. Unë mund të blija një Ferrari dhe të bëja shpenzime ekstravagante por nuk e bëj asnjërën nga këto. Kam vetëm veturën që ma lë në dispozicion klubi dhe kam gjithmonë po ata miq që i kam pasur më parë”, thotë Granit Xhaka në intervistën për gazetën “Der Sonntag”.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet Fyerjet dhe shpifjet ndaj këshilltares federale në platformën X shkaktojnë procedura ligjore dhe debatin mbi përgjegjësinë... -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale -
Tre qytete zvicerane renditen ndër 10 qytetet më të zgjuara në botë










