Bota
Maroku deporton qindra emigrantë
Aksion i madh i policisë marokane për t'i penguar emigrantët të kalojnë përmes Detit Mesdhe në Evropë
Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut autoritetet marokane të sigurisë kanë deportuar qindra emigrantë nga rajonet bregdetare në veri të vendit për në brendësi të tij. Që nga mesi i javës së kaluar ka pasur rritje të bastisjeve dhe të arrestimeve të paligjshme të migrantëve, ndër të tjera në qytetet e Nador dhe Tangier, njoftoi Shoqata Marokane për të Drejtat e Njeriut (AMDH). Po ashtu policia shkatërroi edhe disa kampe me çadra që gjendeshin në një pyll pranë ekslavës spanjolle Melilla, shkruan DW përcjell Albinfo.ch.
Me sa duket qëllimi i këtij aksioni është që njerëzit të pengohen për të kaluar përmes Detit Mesdhe në Evropë. Një përfaqësues i qeverisë në qytetin port të Tangierit i tha agjencisë franceze të lajmeve afp se ky aksion kishte të bënte “me luftën kundër migracionit të paligjshëm”. Sipas tij 1600 deri në 1800 emigrantë u dërguan në vende “ku mbizotërojnë kushtet më të mira jetese”.
“Shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”
Kurse aktivistë marokanë të të drejtave të njeriut thanë se fjala ishte për deportime të paligjshme. Migrantët, kryesisht nga vendet në jug të shkretëtirës së Saharasë i dërguan me autobusë nga Nadori dhe Tangieri në qytetin e Tiznit pranë Agadirit, tha Omar Naji nga organizata AMDH në Nador. Organizata flet për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Naji fajësoi për këtë autoritetet marokane, Spanjën dhe BE-në.
Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë refugjatë po përpiqen të hyjnë në Evropën nëpërmjet vendeve të Afrikës së Veriut duke përdorur rrugën përmes Marokut. Sipas Kombeve të Bashkuara këtë vit nga Maroku kanë ardhur në Spanjë më shumë se 28,000 vetë. Gjatë mujit gusht ka pasur më tepër migrantë se gjatë gjithë vitit të kaluar. Sipas njoftimeve të medias, dhjetëra-mijëra refugjatë janë ende në pritje për të hyrë në Evropë nëpërmjet ekslavave spanjolle në Afrikën e Veriut ose përmes Ngushticës së Gjibraltarit.
Kancelarja gjermane u takua në fundjavë me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez për të diskutuar për problemin e refugjatëve. Merkel tha se në bisedimet me Marokun rolin kryesor e ka Spanja, por ajo ofroi edhe mbështjen e saj për këto bisedime.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Ticino nën presion ndërsa blerjet ndërkufitare në Itali rriten Shitësit me pakicë në Ticino të Zvicrës po përballen me një presion në rritje, ndërsa blerjet... -
Kreu i gjigantit zviceran, Migros thotë se imigracioni është çelësi i së ardhmes së industrisë -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur











