Shkurt.ch
Apple dhe Exxon, kompanitë më të kushtueshme në botë
Tri ndërmarrje zvicerane bëjnë pjesë në listën prej 100 kompanive më të fuqishme në botë. 39 janë kompani amerikane.
39 nga 100 kompanitë më të fuqishme në botë, janë kompani amerikane. Po ashtu dy më të mëdhatë, gjegjësisht gjiganti i kompjuterëve Apple dhe koncerni energjetik Exxon janë po nga SHBA. Apple vlen 485 miliardë dollarë ndërsa Exxon 396 milionë.
Në këtë listë prestigjioze Zvicra përfaqësohet nga tri kompani.
Më së miri është plasuar kompania e prodhimeve ushqimore Nestle, në vendin e 14, e ndjekur nga dy gjigantët e industrisë farmaceutike Roche në vendin e 24 dhe Novartis në të 25-tin.
Vlera e përbashkët e kompanive zvicerane është 557 miliardë dollarë, që është më shumë se vitin e kaluar kur ato, të marra së bashku, peshonin 494 miliardë dollarë.
Listën e ka përpiluar, në kuadër të një studimi përkatës ndërmarrja që bën vlerësimin e subjekteve ekonomike Ernst Young.
Pas ndërmarrjeve amerikane, në listë mbizotërojnë ato kineze dhe britanike, nga dhjetë përkatësisht .
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse













