Shkurt.ch
“Njeriu ashensor” bart 60 skitarë!
Me këtë veprim, kolosi që peshon 165 kg., ka thyer rekordin e vet të arritur pesë vite më parë, kur kishte bartur 20 veta më pak
Sportisti ekstrem nga Austria, Martin Hoi mund të quhet lirisht “ashensori që ec me këmbë”. Ai, në përpjekjen për të hyrë në librin e rekordeve të Ginisit ka bartur të shtunën plot 60 skitarë në një pistë të gjatë 59 metra.
38 vjeçari me këtë rast ka tërhequr plot 5004 kilogramë, kaq peshonin 60 skitarët me gjithë pajisjet e tyre. Me këtë veprim, kolosi që peshon 165 kg., ka thyer rekordin e vet të arritur pesë vite më parë, kur kishte bartur 20 veta më pak.
Pesha që Hoi ka bartur, ka rënduar më së shumti duart dhe muskulaturën e shpinës.
“Në temperatura të ulëta nuk përjashtohen lëndimet e muskujve. Ky ishte një rrezik i pa kalkuluar, pasi që pesha prej 5004 kilogramësh ishte enorme”, ka thënë austriaku.
Juria e Librit të Ginisit, në Londër pritet ta konfirmojë nëse Hoi ka arritur rekord botëror në kategorinë e vet.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane Mbi një milion të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi zvicerane, edhe pse... -
LUNEE lidh traditën shqiptare me teknologjinë moderne -
Ardiana Sallauka dhe Arber Jagoda rizgjidhen në Këshillin Komunal të Villeneuve në kantonin Vaud -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Zvicër
-
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant? Çmimi i karburantit në Zvicër është rritur pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit... -
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane -
Kush po udhëheq luftën në Zvicër kundër propozimit kundër emigracionit? -
Familjet në Zvicër kërkojnë mbrojtje më të mirë të mediave sociale -
Zvicër: Telefonat e emergjencës në rrugë mund të hiqen













