Shkurt.ch
Prezantohet fotografia e re zyrtare e Këshillit Federal
Maurer në fotografinë zyrtare vjetore ka bërë kombinim “patriotik” ngjyrash në kravatën e tij bardh-kuq dhe ka vendosë një kryq zviceran në jakë. Ministrat tjerë kanë zgjedhur kostume që nuk bien në sy
Qeveria e Zvicrës e ka prezantuar fotografinë e saj të re për këtë vit. Kësaj here, fotografia grupore e tregon qeverinë (Këshillin Federal) duke qëndruar para sallës së mbledhjeve në pallatin federal.
Fotografia kësaj nradhe është aranzhuar nga presidenti i ri, njëherësh ministër i mbrojtjes, Ueli Maurer. Vetëm Maurer ka preferuar që për fotografinë zyrtare vjetore të bëjë kombinim “patriotik” ngjyrash në kravatën e tij bardh-kuq dhe të vendosë një kryq zviceran në jakë. Ministrat tjerë kanë zgjedhur ngjyra të errëta dhe që nuk bien në sy, për kostumet e tyre.
Fotografinë zyrtare e ka realizuar Ulrich Liechti nga Qendra për Mediet Elektronike në kuadrin e departamentit të mbrojtjes, që udhüehiqet nga Ueli Maurer.
Fotografia zyrtare vjetore e Qeverisë Federale të Zvicrës është shtypur në një tirazh prej 60 mijë copësh.
E-Diaspora
-
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari Ngjarja ishte një homazh i përbashkët ndaj historisë dhe sakrificës, duke dëshmuar se kujtesa për Prekazin... -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve
Jeta në Zvicër
-
Një grua vdes pas aksidentit në autostradën A2, Basel-Landschaft Gjetjet fillestare tregojnë se disa automjete u përfshinë në përplasje. Një grua e re vdiq në... -
Rasti i vajzës me aftësi të kufizuara: OKB vendos kundër Gjykatës Federale -
Për AHV dhe ushtrinë: Dy të tretat e zviceranëve mbështesin taksën e pasurisë -
Crans-Montana: Padi penale kundër djalit të adoptuar të Morettit -
Shteti po ndërton zyra të reja – por punonjësit duan të punojnë nga shtëpia












