Shkurt.ch
Spitalet zvicerane me numra rekorde lindjesh
Inspelspital i Bernës ka bërë të ditur se në repartin e lindjeve janë realizuar 1454 lindje, që është shifra më e madhe e 32 viteve të fundit
Në Zvicër duket që viti që sapo shkoi të ketë sjellë më shumë lindje fëmijësh se vitet pararendëse. Kjo përshtypje fitohet kur të shikohen të dhënat që vijnë nga maternitetet e disa spitaleve zvicerane, që i kanë publikuar në fund të vitit 2012.
Kështu, Inspelspital i Bernës ka bërë të ditur se në repartin e lindjeve janë realizuar 1454 lindje, që është shifra më e madhe e 32 viteve të fundit. Një rekord e ka shpallur tashmë edhe Spitali Universitar i Cyrihut, gjegjësisht materniteti i tij. Me 2658 fëmijë të lindur brenda vitit ose me 22 më shumë se në vitin 2011, edhe ky spital ka shënuar një rekord të viteve të fundit.
Me 1500 lindje, Spitali Kantonal i Frauenfeldit ka shënuar një rritje krahasuar me vitin 2010 dhe 2011, por nuk bëhet fjalë për ndonjë rekord, shkruan news.search.ch
Shifra të ngjashme të lindjeve me ato të vitit pararendës janë shënuar në Spitalin universitar të Bazelit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














