Sport
Shaqiri, “pazari” i dytë më i mirë i Bajernit
Ndonëse klubit bavarez i ka kushtuar 12 milionë euro, Xherdani është plasuar shumë më mirë se sa Martinez, për të cilin janë paguar 40 milionë!
Ish lojtari i njohur i Bajernit, Andreas Brehme ka bërë një ranglistë të lojtarëve më të mirë, të blerë së fundi nga Bajerni.
Ndonëse “xhuxhi magjik”, Xherdan Shaqiri i ka kushtuar klubit bavarez “vetëm” 12 milionë euro, ai është plasuar shumë më mirë në këtë listë se sa, fjala vjen, Martinez, për të cilin janë paguar 40 milionë!
“Shaqiri është ende shumë i ri por jashtëzakonisht simpatik. Kur ai futet në lojë, bashkë me të futet edhe jeta, gjallëria”, thotë ish kampioni botëror i vitit 1990 për gazetën “Abend Zeitung”.
Ndërkaq, sipas Brehmes, Shaqiri jashtë fushës është stabil dhe serioz. “Unë e kam takuar atë njëherë dhe ia kam shprehur komplimentet e mia. Ai do ta gjejë rrugën e tij në Bajern”, thotë ish lojtari që ka luajtur 86 herë për kombëtaren gjermane.
Sipas tij, vetëm lojtari i mbrojtjes, Dante është më i mirë se Shaqiri në mesin e blerjeve të sezonit të fundit të Bajernit. Dante madje është mbrojtësi i brendshëm më i mirë i gjithë bundesligës, ka thënë Brehme.
Ai ka shtuar se pas semestrit të parë që ka shërbyer më shumë për orientim, në sezonin pranveror do të pasojnë “provimet” për lojtarët në mesin e ri.
Por “Shaqiri tashmë e ka dhënë provimin e tij”.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse











