Shkurt.ch
Ndërtohet katedralja prej kartoni
Nga tërmeti i vitit 2011, katedralja anglikane e qytetit, e vjetër 130 vjet kishte pësuar dëmtime të rënda kështu që ishte bërë e papërdorshme
Në qendrën e qytetit të dytë më të madh të Zelandës së Re, Christchurch, është duke u ndërtuar një kishë, me material që kryesisht përbëhet nga gypa prej kartoni. Kisha do të ketë vend për 700 besimtarë dhe ka një “afat qëndrueshmërie” prej 50 vitesh.
Nga tërmeti i vitit 2011, katedralja anglikane e qytetit, e vjetër 130 vjet kishte pësuar dëmtime të rënda kështu që ishte bërë e papërdorshme.
Kostoja për ngritjen e katedrales prej kartoni llogaritet në rreth 3 milionë euro.
Projektin e saj e ka bërë arkitekti japonez Shigeru Ban, i njohur për ndërtimet me materiale të lira. Ai deri më tash, me material alternativ ka realizuar vepra si salla koncertesh muze, shtëpi dhe ura, kryesisht pas katastrofave natyrore që kanë goditur vendet e ndryshme.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild Content Creator dhe komedian me rrënjë shqiptare, Taulant Gashnjani nga Aargau, i rritur në Cyrih, njihet... -
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Zug do të mbulojë një pjesë të kostove të kujdesit për fëmijët e banorëve Me fillimin e vitit të ri shkollor në gusht, familjet e Zug do të marrin ndihmë... -
Ja ndryshimet që do të hyjnë në fuqi nga shkurti -
Pension i dyfishtë për 430 pensionistë në Moutier, 830 mijë franga të paguara gabimisht -
Zvicra reagoi me maturi ndaj presionit italian pas lirimit të menaxherit ku ndodhi tragjedia në Crans Montana -
Emetimet nga aviacioni tejkalojnë ndotjen urbane në Cyrih









