Shkurt.ch
Gjenden eshtra mbi 200 vjeçarë në një qese plastike
Policia ende nuk e ka përgjigjen se nga kush janë futur eshtrat në qese dhe cili do të ketë qenë motivi i këtij veprimi
Policia Kantonale e Cyrihut është duke u marrë me një gjetje të jashtëzakonshme. Para gjashtë muajsh një shëtitës në pyll ka gjetur një qese plastike të mbuluar nga myshku, të mbushur me eshtra njeriu.
Instituti për mjekësinë ligjore i Cyrihut ka analizuar këta eshtra dhe ka ardhur në përfundim se ata u takojnë dy njerëzve që kanë jetuar para 200 deri 400 vitesh.
Kjo nënkupton se njerëzit në fjalë kanë jetuar në kohën kur nuk ka ekzistuar plastika.
Nisur nga kjo, policia ende nuk e ka përgjigjen se nga kush janë futur eshtrat në qese dhe cili do të ketë qenë motivi i këtij veprimi. Ajo që mund të konstatohet, sipas policisë, është se qesja në vendin ku është gjetur ka qëndruar prej disa dekadash.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













