Jeta në Zvicër
“Invazioni zviceran” në tregun gjerman gjatë fundjavës, nevrikos banorët
Në Bad Säckingen të Gjermanisë, disa persona të panjohur e kanë dëmtuar rëndë një veturë zvicerane. Por, nga vjen ky frustrim ndaj zviceranëve? Dhe çfarë po bëjnë gabim zviceranët jashtë kufirit? Televizioni rajonal "Tehe M1'2" ka shkuar për të zbuluar gjurmët
Mbrëmjen e së shtunës së fundit, disa vandalë nga qyteti gjerman i Bad Säckingenit e kishte shkatërruar një BMW me autotarga zvicerane të Kantonit Aargau: goma e drita të dëmtuara dhe gërvishtje të ndryshme të ngjyrës, kanë qenë dëshmi e irritimit për shkatërrim. Bile në veturë e kanë shënuar edhe fjalinë “Scheis Schweizer”.
Veprimi ngrit pyetje në lidhje me: Nëse zviceranët me sjelljet e tyre gjatë tregtisë po i tejkalojnë kufijtë me fqinjët e tyre gjermanë? Një sondazh rrugor i “Tele M1” në Bad Säckingen ka dhënë një pasqyrë me deklarata të ndryshme. Gjermanët janë veçanërisht të shqetësuar nga mijëra turistë që gjatë fundjavëve tregtojnë në qytet. Një kalimtar thotë, “Është vërtet e bezdisshme”. Një grua pajtohet me te: “Ndonjëherë duhet të presim shumë gjatë përpara arkës, për shkak*t%C listës eksportuese”. Disa banorë kanë ndryshuar traditat e të blerjeve për shkak të turistëve tregtarë. Në vend të fundjavës, ata e kanë ndryshuar orarin dhe tani bëjnë tregti gjatë javës, thotë një grua e re, përcjell Albinfo.ch.
Ushqimi spontan është bërë gjithashtu i vështirë, kanë thënë disa të tjerë.
Disa të tjerë edhe po argëtohen nga zviceranët. “Ne gjithmonë themi, ‘Gjatë fundjavës fillon invazioni'”, ka shpjeguar një person. Një tjetër kishte vërejtje në sjelljen e vozitësve zviceranë gjatë parkimit: “Herë pas here zviceranët parkohen më ndryshe, mendoj se ata kanë një tjetër auto shkollë”, transmeton albinfo.ch.
Policia e Freiburgut nuk dëshiron të flasë për një gjendje armiqësore ndaj zviceranëve. Një zëdhënës ka thënë se për shkak të afërsisë së Bad Säckingenit me Zvicrën, sigurisht se mund të pritet dëmtimi ndaj veturave zvicerane. “Në të shumtën e rasteve, motivi mbetet në errësirë, pasi autorët nuk mund të hetohen”.
Por, ka edhe gjermanë që gjithashtu janë të lumtur për praninë e zviceranëve. “Unë mendoj se zviceranët po na bëjnë mirë,” thotë një kalimtar. Praninë e zviceranëve njëri bile e sheh edhe si relaksim. Dhe një grua e moshuar e përmbledhë fjalinë: “Ka gjermanë të mirë dhe zviceranë të këqij, ashtu siç ka zviceran%G3 të mirë dhe gjermanë të këqij, dhe nuk shoh asnjë dallim”.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje Ai kishte kërcënuar me sulm në Festivalin e Këngës Eurovision në Bazel dhe ishte identifikuar si... -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026













