Shkurt.ch
Numër rekord të papunësh në BE
Në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, marrë së bashku janë rreth 19 milionë të papunë, njofton Zyra Evropiane për Statistika Eurostat
Në Bashkimin Evropian është shënuar shkalla më e lartë e papunësisë në njëzet vitet e fundit. Në muajin nëntor papunësia është ngritur në 11.8 për qind.
Kjo nënkupton se në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, marrë së bashku janë rreth 19 milionë të papunë, njofton Zyra Evropiane për Statistika Eurostat.
Kjo zyrë po ashtu konstaton se hendeku në mes të shteteve të BE-së në veri dhe atyre në jug në këtë segment vjen duke u rritur.
Komisioni Evropian në një raport të vetin konstaton po ashtu se se të ardhurat reale në dy të tretat e vendeve anëtare të BE-së kanë pësuar rënie.
Si ilustrim tregohet se familjet në Greqi sot kanë rreth 20 për qind më pak të holla në dispozicion se sa në vitin 2009.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













