Shkurt.ch
Revoltë e dhunshme e azilkërkuesve në Altstätten
Shkas për revoltë ka qenë kontrollimi që u është bërë dy azilkërkuesve në hyrje të ndërtesës, me pretekstin se kishin me vete këpucë të reja, gjë që i bënte të dyshmtë për vjedhje
Në qendrën për pranimin e azilkërkuesve, në Altstäten të St. Gallenit, ka ndodhur në mbrëmjen e të enjtes një incident i rëndë në mes të azilkërkuesve dhe personelit.
Policia Kantonale e St. Gallenit ka qenë e detyruar të ndërhyjë me njësitet e veta speciale për të qetësuar situatën, pasi që një grup banorësh arabë të kësaj qendre kanë shkaktuar rrëmujë.
Me këtë rast janë arrestuar 11 azilkërkues, njofton policia. Shkas për revoltën e azilkërkuesve ka qenë kontrollimi që u është bërë dy prej tyre në hyrje të ndërtesës, me pretekstin se kishin me vete këpucë të reja, gjë që i bënte të dyshmtë për vjedhje.
Një grup bashkatdhetarësh të dy personave në fjalë kanë reaguar dhunshëm ndaj kësaj mënyre të kontrollimit, me ç`rast kanë thyer disa karrige, kanë provuar të thyejnë një dritare xhami dhe janë barrikaduar në një dhomë gjumi.
Njësiti special që ka ndërhyrë me këtë rast ka pasur në përbërje 45 policë dhe tre qenë policie.
Prokuroria publike e St. Gallenit ka nisur sot një procedurë të shkurtë ndaj 11 azilkërkuesve të përfshirë në dhunë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












