Tematike
Rrethanat e tentimvrasjes të paqarta, lirohet kosovari
Dorasi ka deklaruar se ka qenë i sulmuar nga dy afrikanët, prandaj e ka goditur njërin prej tyre me thikë. Trupi gjykues: “Ajo që ka ndodhur në vitin 1998 sot është thjesht, e pasqarueshme”.
Një kosovar, sot 42 vjeç, është shpallur i lirë nga akuza për tentim vrasjeje të kryer para mbi 14 vitesh. Me këtë rast ai ka përfituar nga parimi “në rast dyshimi, të vendoset në të mirë të të pandehurit”.
Në tetor të vitit 1998 një shqiptar nga Kosova, asokohe azilkërkues në Gjermani, kishte therur me thikë një afrikan me të cilin banonte së bashku në qendër të azilit. Viktima kishte shpëtuar për pak nga vdekja, ndërsa kosovari ishte akuzuar për tentim vrasjeje. Por, menjëherë pas kësaj ai kishte lëshuar Gjermaninë dhe procesi gjyqësor kundër tij kishte mbetur pezull.
Vetëm vitin e kaluar, pas një fletarresti ndërkombëtar që kishin bërë autoritetet gjermane, kosovari ishte arrestuar dhe ishte sjellë në Gjermani për t`u gjykuar.
Trupi gjykues i Gjykatës së Landit në Bon, e ka shpallur të lirë kosovarin. Këtij vendimi i kanë kontribuuar koha e gjatë nga kryerja e veprës penale, mungesa e viktimës dhe e dëshmitarëve si dhe kundërthëniet në dëshmitë e shkruara të tyre.
Veç kësaj, sipas trupit gjykues dhe vetë prokurorit, nuk mund të përjashtohet krejtësisht deklarimi i dorasit se veprën e ka kryer në vetëmbrojtje. Përfundimisht, ata kanë konstatuar se “ajo që ka ndodhur në vitin 1998 sot është thjesht, e pasqarueshme”.
Kosovari ka deklaruar se ka qenë i sulmuar nga dy afrikanët dhe për këtë arsye ka reaguar duke e goditur njërin prej tyre me thikë.
Me vendimin e trupit gjyqësor, kosovarit, si dëmshpërblim i paguhen nga 10 euro për çdo ditë të kaluar në burg.
E-Diaspora
-
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Zvicër
-
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat Parlamentarët e kantonit të Bernës miratuan një mocion që kërkon të mundësojë klasat dygjuhëshe në të... -
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih -
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë -
Zvicër: Ky dimër ishte dukshëm më i ngrohtë se mesatarja













