E-Diaspora
Pilotit zviceran i përkeqësohet gjendja, kopiloti aterron sigurt në pistë
Një pilot zviceran, në fund të gushtit ishte detyruar të tërhiqet nga drejtimi i avionit për shkaqe shëndetësore, në një udhëtim drejt Nicës në Francë.
166 pasagjerët duket se nuk kanë vërjetuar asgjë nga ky incident: Kopiloti vazhdoi udhëtimin dhe avionin e aterroi në mënyrë të sigurt në pistë.
Avioni i Kompanisë “Swiss” A320 zviceran ishte duke u nisur nga Cyrihu për në Nicë më 26 gusht të këtij viti, kur rreth orës 23.00 ndodhi incidenti rëndë, rreth tre kilometra në jugperëndim të aeroportit, sipas raportit paraprak të zyrës së hetimit të sigurisë zvicerane SUST, të publikuar të premten.
Komandanti zviceran i lindur në vitin 1969, nuk mundi ta kontrollojë më avionin për “shkaqe shëndetësore”, shkruan “SDA”, përcjell Albinfo.ch. Me këtë rast, kopiloti e aterroi avionin në mënyrë të sigurt në aeroportin e Nicës, me 166 pasagjerë. SUST tani ka filluar hetimet.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA Vlerësimi “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare e rendit studiuesen shqiptare mes emrave premtues... -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari
Jeta në Zvicër
-
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? Projekti TISO (Ticino Solare), pionieri evropian i energjisë diellore që ndryshoi historinë... -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike













