Shkurt.ch
Nuk preken shtesat e fëmijëve të invalidëve
Komisioni po ashtu nuk do t`i zbresë as kompensimet për shpenzimet e udhëtimit që u takojnë shfrytëzuesve të pensioneve të invaliditetit.
Shtesat për fëmijët e personave që marrin pension invaliditeti në Zvicër nuk do të ulen, ka vendosur të martën Komisioni përgatitor i Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës. Duke marrë këtë vendim ai ka ndjekur veprimin e mëparshëm të Dhomës Nacionale të Parlamentit.
Komisioni po ashtu nuk do t`i zbresë as kompensimet për shpenzimet e udhëtimit që u takojnë shfrytëzuesve të pensioneve të invaliditetit. Gjendja financiare aktuale e sigurimit invalidor e lejon një gjë të tillë, kanë thënë për mediet përgjegjësit e sigurimeve.
Ndërkaq komisioni ka vlerësim tjetër për gjendjen financiare të AHV (sigurimi pensional). Ky fond mund të bjerë në gjendje të vështirë më shpejtë se sa që beson Këshilli Federal. Për këtë arsye duhet frenuar futja e mëtejme në borxhe.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












