Shkurt.ch
Kriza, “ilaçi më i ri për dobësim” i italianëve
Me paratë që duhet të shpenzoheshin për ushqime, italianët mbulojnë bilancin e rrezikuar ekonomik të tyre
Zakonisht thuhet se në kohë krize “duhet shtrënguar rripin”. Italianët duket se kriza që po kalojnë viteve të fundit i ka mësuar që jo vetëm simbolikisht të “shtrëngojnë rripin”. Thjeshtë, atyre kanë filluar edhe tekstualisht “t`u bien pantollonat” pasi që, si pasojë e krizës, po kanë më pak para për ushqim.
Viti i kaluar ka qenë i pari që prej 20 vitesh që te italianët është shënuar tendencë e rënies së numrit të personave me mbipeshë, raporton federata e bujqësisë Coldiretti dhe transmeton agjencia e lajmeve Ansa.
Dhe, sipas këtyre burimeve, problemet ekonomike kanë sjellë këtë tendencë ndër italianët, të njohur si dashamirës të ngrënies së bollshme.
Federata në fjalë thotë se me paratë që duhet të shpenzoheshin për ushqime, italianët mbulojnë bilancin e rrezikuar ekonomik të tyre. Megjithatë, sipas saj gjendja sa i përket trashësisë vazhdon të jetë alarmante: Pothuaj çdo i dyti italian është me mbipeshë. Sipas studimeve të bëra, fëmijët italianë janë më të trashët në Evropë.,
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












