Shkurt.ch
Shefi nuk ka të drejtë të spiunojë punëtorin!
Ai nuk guxon ta bëjë këtë madje as kur ekziston dyshimi i qartë se punëtori është duke përdorur internetin gjatë kohës së punës
Punëdhënësit nuk kanë të drejtë të përgjojnë të punësuarit e tyre, gjegjësisht të instalojnë fshehurazi softuerë përgjimi në kompjuterët ku punojnë ata. Ata nuk guxojnë ta bëjnë këtë madje as kur ekziston dyshimi i qartë se punëtori është duke surfuar ose duke shkruar emaile gjatë kohës së punës.
Ky është një vendim i prerë i instancës më të lartë të gjyqësisë zvicerane, Gjykatës Federale të Zvicrës, i shqiptuar së fundi.
Rasti për të cilin ka vendosur kjo gjykatë ka të bëjë me atë nëse një i punësuar i profilit të latë në mbrojtjen civile në Bellinzona ka pasur të drejtë ose jo të përdorë internetin për çështje private gjatë kohës së punës. Atij, përmes “softuerit spiun” i është dëshmuar se ka përdorur me orë të tëra pajisjet informatike të punës për qëllime që nuk kanë të bëjnë me punën e tij.
Por, Gjykata Federale i ka dhënë të drejtë atij, duke potencuar se mbikëqyrja ose përgjimi është në kundërshtim me ligjin e punës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











