Jeta në Zvicër
Zvicra nuk ia jep nënshtetësinë Abramovich-it, e konsideron të rrezikshëm
Policia federale zvicerane e ka shpallur oligarkun rus, Roman Abramovich, kërcënim për sigurinë publike dhe rrezik për reputacionin e shtetit, nëse eventualisht rusi do të bëhej shtetas zviceran.
Të martën, Abramovich humbi betejën shtatëmuajshe ligjore me një botues gazete, qëllimi i të cilit ishte që të parandalojë publikimin e arsyeve përse rusi nuk ia doli të merrte nënshtetësinë zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Beteja mes Abramovich dhe botuesit nga Zurihu filloi në shkurt të këtij viti, pasi mediumi posedonte të dhënat e policisë. E, sipas dokumenteve të policisë zvicerane, Abramovich njihet për dyshimet për shpëlarje parash dhe besohet se ka kontakte me organizatat kriminale.
Madje, besohet se pasuria të cilën e posedon së paku pjesërisht është e siguruar në mënyra ilegale. Megjithatë, gazeta ‘Tamedia’ i publikoi këto të dhëna të martën. Oligarku rus i afërt me Kremlinin tërhoqi vëmendjen e botës në vitin 2003 kur bleu klubin e njohur anglez të futbollit Chelsea.
Por pas rastit të helmimit të ish-agjentit rus këtë vit në Salisbury, me ç’rast qeveria britanike ndaloi futjen e parave ruse në vend, Abramovich tërhoqi kërkesën për vazhdimin e qëndrimit në Angli dhe deshi të zhvendosej në Zvicër.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës Të gjitha përfaqësitë zvicerane në Shtetet e Gjirit janë funksionale dhe stafi është i sigurt, përveç... -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë -
Punonjësi i çerdhes akuzohet për abuzim seksual me 15 fëmijë











