Shkurt.ch
Toka shpëtoi nga asteroidi
NASA: Në orën 20 e 25 minuta sipas kohës sonë, asteroidi 2012 DA14 kaloi pranë Tokës
Mediat botërore i kanë kushtuar vëmendje të veçantë një asteroidi me diametër 45 metra, apo e thënë ndryshe, me përmasat e një pishine olimpike, i cili ka kaluar shumë afër Tokës në një distancë rekorde prej vetëm 27.700 km.
Asteroidi dukej si një vijëz e ndritshme në qiellin e errët dhe ka kaluar mbi Oqeanin Indian, në afërsi të ishullit Sumatra.
Shkencëtarët e NASA-s thonë se gravitacioni i Tokës e ka devijuar rrugën e asteroidit, kështu që pas 30 vjetësh ai do të kalojë më afër Tokës, por edhe atëherë nuk do të ketë rrezik për planetin tonë.
Sido që të jetë, shumë asteroide po vëzhgohen nga NASA. Shkencëtarët kanë përjashtuar mundësinë e një impakti me Tokën.
Kështu thotë njëri prej drejtuesve të NASA-s, Don Yeomans, transmeton CNN.
Megjithatë, një mundësi e tillë është tmerrësisht e vogël.
Trupa qiellorë me përmasat e asteroidit të quajtur 2012 DA 14 mendohet se e godasin Tokën një herë në 1,200 vjet.
Gjatë afrimit, shpejtësia e asteroidit llogaritet të ketë qenë 7,8 kilometra në sekondë, që do të thotë 8 herë më e madhe se ajo e plumbit të një arme të fuqishme.
Mbërritja e tij u parapri nga rënia e një meteori në Rusi, që shkaktoi dëme e të plagosur, por nisur nga trajektorja e lëvizjes së këtij të fundit, ekspertët kanë dalë në përfundimin se të dy këto ngjarje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe se thjesht bëhet fjalë për një koincidencë kozmike, siç preferuan ta quajnë ata.
Nëse do të ishte rrëzuar, asteroidi që është thuajse sa gjysma e një fushe futbolli mund ta kishte fshirë Washington-in nga harta.
Sipas NASA-s, rreth 9.700 trupa qiellorë janë klasifikuar si objekte afër Tokës, që janë kometa apo asteroidë në orbita, të cilave iu mundësohet afrimi me planetin tonë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










