Shqipëria
Euro ‘luhatet’ sërish
Euro ka prekur nivelin më të ulët që prej fundit të muajit gusht
Euro është këmbyer në tregun vendës në nivelin e 125.9 lekë, me një rënie prej 0.3 pikë në krahasim me një ditë më parë.
Euro ka prekur nivelin më të ulët që prej fundit të muajit gusht. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, monedha e përbashkët evropiane është kthyer në normalitet, pasi pati një lloj forcimi të lehtë të monedhave me përfundimin e efekteve sezonale.
“Këtë fundjavë është ndier një lloj dobësimi, niveli i këmbimit ka tendencën që të shkojë aty ku ka qenë”, argumentojnë ekspertët e tregut, shkruan ‘monitor’.
Sipas tyre arsyeja kryesore e forcimit të monedhës vendëse është qarkullimi i ulët në tregti. Muajt tetor dhe nëntor, si dhe muaji shkurt, njihen në tregti “si muaj të vdekur”, duke qenë se qarkullimi prek minimumin vjetor, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht kursi i këmbimit është në gjendje të lirë, i përcaktuar nga shitjet dhe blerjet në tregun e lirë dhe ekspertët e këmbimit valutor shtojnë se Bankës së Shqipërisë i intereson që kursi i këmbimit të mos jetë i ndikuar nga faktorë të tjerëve, veçse shitjes dhe blerjes reale.
Banka e Shqipërisë deklaroi se do të ndërhynte në tregun e këmbimit valutor, duke tërhequr valutë nga tregu në fillim të qershorit, kur euro filloi të zhvlerësohej me shpejtësi, duke prekur nivelin më të ulët në dhjetë vjetët e fundit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit















