E-Diaspora

Samiti i diasporës mbahet në 2 mars në Lezhë

Samiti i ardhshëm i diasporës do të mbahet në 2 mars të vitit të ardhshëm në qytetin e Lezhës, ka konfirmuar kryeministri, Edi Rama, gjatë mbledhjes në kuadër të 1-vjetorit të funksionimit të platformës së bashkëqeverisjes.

Kryeministri tha se vendimi u mor në mbledhjen e fundit të qeverisë në Korçë, pas konsultimit edhe me grupet e interesit në diasporë. Duke u ndalur te rasti i të diplomuarve jashtë vendit, Kryeministri u shpreh se “ata mund të kontribuojnë duke vënë në dispozicion punën vullnetare, eksperiencën e tyre dhe përfshirjen në grupe pune, si drejtpërdrejtë dhe online”.

Aty u prezantua Suela Kalia e cila ka jetuar dhe studiuar 12 vjet në Itali dhe më pas ka punuar për dy vjet ne Gjermani si eksperte në fushën e emigracionit në një organizatë jo qeveritare. Ministri Pandeli Majko vlerësoi kontributin e saj dhe i ofroi një pozicion si eksperte pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës.