Shkurt.ch
Vritet ariu problematik M13
Ka qenë prej më shumë se një viti një ndër temat kryesore në mediet zvicerane. Në fillim i shikuar me simpati, ai duket se “e kishte tepruar” kur filloi tu afrohej së tepërmi vendbanimeve
Pas shumë telasheve që u ka shkaktuar njerëzve në rrethinën ku jetonte, në malet e Graubünden-it, është vrarë ariu i vetëm në Zvicër, i njohur me emrin M13. Gjahtarët e kanë qëlluar me armë atë, në mëngjesin e të martës në Puschlav, njofton Zyra Federale për Ambient, BAFU.
Sot pasdite autoritetet federale dhe ato të kantonit Graubünden do të mbajnë një konferencë shtypi në Chur, ku do të japin më shumë hollësi në lidhje me rastin. Ky është ariu i dytë që vritet në Zvicër brenda pesë viteve të fundit. Para tij këtë përfundim e ka pasur ariu JJ3.
“Vrasja është bërë tepër herët, shumë më mirë do të ishte që të shtoheshin masat e frikësimit të tij, që ta detyronin të largohej nga vendbanimet e njerëzve”, ka thënë një eksperte e arinjve për mediet zvicerane.
Ndryshe nga JJ3, ariu M13 nuk ka qenë ari problematik. Fakti që ai duhej të vdiste ka të bëjë me mungesën e tolerancës së banorëve në Puschlav ndaj ariut. Dhe kjo s¨rish është pasojë e informacionit të mangët të popullatës lidhur me arinjtë, ka shtuar ajo.
Ariu M13 ka qenë prej më shumë se një viti një ndër temat kryesore në mediet zvicerane. Në fillim i shikuar me simpati, ai duket se “e kishte tepruar” kur filloi tu afrohej së tepërmi vendbanimeve.
Në disa raste M13 kishte shkatërruar kosheret e bletëve dhe kishte hyrë edhe në oborr të një shkolle në regjion. Pak ditë para se të vritej, një vajzë 14 vjeçe kishte raportuar se ishte frikësuar nga ariu, i cili i kishte dalë në rrugë derisa ajo po shkonte në shkollë. Si pasojë e traumës që ka pësuar, ajo është detyruar të trajtohej në spital.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













