CH-Ballkani
Stoltenberg: NATO mbështet dialogun Kosovë-Serbi
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se NATO-ja mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe të gjitha përpjekjet që do të çojnë në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ai ka thënë se ka nevojë të gjendet një zgjidhje politike mes palëve, përcjell albinfo.ch.
“NATO-ja e mbështet dialogun, jo vetëm politikisht, por edhe me faktin se jemi prezentë në Kosovë me KFOR-in, mandati i të cilit është ruajtja e sigurisë. Edhe më tutje do të jemi aty që t’i mbrojmë të gjitha nacionalitetet”, ka thënë Stoltenberg për mediat serbe.
Ai ka folur edhe për bombardimet e vitit 1999, duke thënë se ato janë bërë në mënyrë që të mbrohen civilët dhe të ndalohet qeverisja e presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi













