Shkurt.ch
Zvicra i thotë lamtumirë Olimpiadës 2022
Iniciativa për mbajtjen e Lojërave Olimpike Verore në Zvicër është kundërshtuar nga populli i kantonit Graubünden, i cili ka votuar 54% kundër
Krahas votimeve të rëndësishme që janë zhvilluar në nivel vendi, sot në kantonin Grabünden është realizuar një votim kantonal por me pasoja për gjithë Zvicrën. Fjala është për iniciativën që Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 të zhvillohen në Zvicër, gjegjësisht në kantonin e përmendur.
Kjo iniciativë është kundërshtuar nga populli i këtij kantoni, i cili ka votuar 54% kundër. Vetëm dy qendrat e njohura të skijimit dhe të turizmit, Davosi dhe St. Moritz-i, aty ku do të zhvillohej olompiada, kanë votuar në favor të saj, gjë që, natyrisht, nuk ka mjaftuar.
Me këtë vendim të sovranit, çështja e organizimit të Lojërave Olimpike të vitit 2022, në këtë kanton, po edhe në Zvicër, në përgjithësi, konsiderohet çështje e mbyllur.
Ministri i sportit dhe njëherësh president i Zvicrës, Ueli Maurer është shprehur i dëshpëruar me rezultatin e votimit. Ai ka qenë në mesin e përkrahësve të olimpiadës.
Ndërsa deputeti socialdemokrat i parlamentit Nacional Cedric Wermuth, si kundërshtar i organizimit të lojërave olimpike në Zvicër ka përdour tone triumfuese në twitterin e tij. Njësoj edhe deputeti i gjelbër Bastien Girod ka shprehur kënaqësinë e tij me këtë rezultat.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













