Shkurt.ch
Sensacion: Shërohet foshnja e infektuar me HIV/AIDS
“Qasja e re u ka hapur dyert mjekëve në trajtimin dhe kurimin e AIDS-it, veçanërisht në rajone të tilla si Afrika, ku shumë fëmijë janë të lindur me HIV nga nënat e infektuara"
Mjekët amerikanë kanë arritur për herë të parë të kurojnë një foshnje mbartëse të virusit HIV/AIDS pasi ishte lindur nga një nënë e infektuar me këtë virus. Ata kishin trajtuar fëmijën menjëherë pas lindjes.
Edhe pse te fëmija në fjalë nuk ishte zhdukur në tërësi virusi HIV, virologët amerikanë thanë të dielën në një kongres specialistësh në Atlanta të SHBA-ve se prania e virusit tani ishte aq e ulët dhe se sistemi imunitar i fëmijës mund ta kontrollojë në të ardhmen pa mjekim të mëtejshëm.
Nëna e infektuar kishte transmetuar virusin te fëmija e saj në lindje. Më pak se 30 orë pas lindjes, mjekët e kishin trajtuar foshnjën me terapi antiretrovirale.
“Qasja e re u ka hapur dyert mjekëve në trajtimin dhe kurimin e AIDS-it, veçanërisht në rajone të tilla si Afrika, ku shumë fëmijë janë të lindur me HIV nga nënat e infektuara, specialistët” , thanë mjekët të dielën në Atlanta.
Në mbarë botën në vitin 2011 kanë lindur 300 mijë foshnje me HIV, kryesisht në vendet e varfra, ku vetëm 60 për qind e grave shtatzëna të infektuara merrnin trajtim që të parandalohet kalimi i virusit te fëmijët e tyre.
Aktualisht në botë vdesin çdo vit rreth 1.7 milion njerëz me AIDS. Numri i i infektuarve me HIV/AIDS ka shënuar rënie për 19 për qind brenda një dekade. Numri i vdekjeve nga AIDS ka shënuar rënie që nga viti 2005 për 26 për qind.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













