Jeta në Zvicër
Freysinger udhëheq, pa një shumicë absolute
Zgjedhjet për Këshillin e Shtetit të Valais-it i japin fund misterit rreth fushatës së Christian Varone (PLR/FDP) kundër Oskar Freysinger (SVP/UDC).
Oskar Freysinger (SVP/UDC) është i vendosur për të hyrë në qeverisjen e Valais-it pas dy javëve. Rundi i parë i zgjedhjeve të Këshillit të Shtetit të Valaisit ka rezultuar me një votim të përgjithshëm të dielën. Oskar Freysinger arriti të mundë të gjithë konkurrentët e tij.
Këshilltari nacional (SVP/UDC), Oskar Freysinger, ka fituar 53.178 vota, një rezultat që ai e quajti “cunami”, sepse renditet para të gjithë kandidatëve të tjerë, nën befasinë e përgjithshme. Ai vetë pranoi se nuk priste një rezultat të tillë.
Pjesëmarrja e lartë (68,14%) e votuesve mund te shpjegojë gjithashtu këtë rezultat. Por Jean-Luc Addor, kreu i grupit SVP/UDC në Këshillin e Madh, thotë se këto votime dëshmojnë kryesisht dëshirën e elektoratit për t’i ndryshuar gjërat.
PDC/CVPhumbpuplat
PDC/CVP e Valaisit ka humbur shumicën e saj absolute të dielën në Këshillin e Madh. Ndërsa SVP/UDC është bërë fituesja kryesore, duke marrë vendet e humbura nga PDC/CVP. PLR/FDP ka arritur të ruajë pozicionin e saj, ndërkohë që e majta ka humbur dy vende dhe tani ka 20 përfaqësues në Parlamentin kantonal. Shpërbërja e aleancës së majtës në mes të të Gjelbërve dhe Socialistëve në rrethet e Sionit (Valais) mund të shpjegojë këtë rënie. Ndërsa PLR/FDP ruan vendet e saj, duke mbajtur 28 ulëse.
PDC/CVP bie prej 68 në 61 vende, ndërsa gjithsej janë 130 ulëse në Parlamentin kantonal. SVP/UDC fitoi nëntë ulëse dhe ka 21 përfaqësues. Kjo rritje konfirmon rezultatin e prodhuar nga Oskar Freysinger i Këshillit të Shtetit.
Dallime të mëdha
Oskar Freysinger lë pas konkurrentin e tij direkt, Christian Varone, (PLR) me mbi 20.000 vota dallim. Ky i fundit megjithatë ka arritur një rezultat të kënaqshëm. “Nëse do të kishim thënë para zgjedhjeve se do të kemi më shumë se 30.000 vota, ne do ta kishim nënshkruar”, tha ai.
Për PLR/FDP-në, situata është delikate. Partia mund të humbasë ulësen e saj në qeveri. Asambleja e Përgjithshme e partisë do të vendosë të hënën në mbrëmje për veprimin e saj të ardhshëm. “Të gjitha opsionet janë të hapura për të shpëtuar ulësen tonë”, tha z.Varone. Partia do t’i japë vetes kohë për analizë.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027










