E-Diaspora
Katër veta me mbiemrin Shoshi, në një ekip
Në një turne ishte dashur që Bledari të zgjidhej lojtari më i mirë, por organizatorët e thirrën Blerandin. Herë pas here ndodh që edhe ndonjë gol të shënohet në “llogari” të tjetrit, tregojnë bashkëlojtarët
Vëllezërit Shoshi; Bledari 16 vjeçar dhe Blerandi 15 si dhe kushërinjtë e tyre Arlindi dhe Gentiani, të dy 15 vjeçarë luajnë futboll për të njëjtën skuadër. Klubi ku tinejxherët luajnë si juniorë në sportin e tyre ë zgjedhur quhet Vfb Imo Merseburg. Dhe, kur dalin në fushë katër veta me të njëjtin mbiemër, patjetër krijohet njëfarë rrëmuje, së paku për komentatorët. Trajneri i tyre Rene Hillgruber pranon se ka probleme me katër Shoshët “e tij”.
Ata kanë filluar të luajnë nga janari i këtij viti. Skuadra bën pjesë nga fundi i tabelës së klasifikimit të ligës së qarkut dhe kjo sipas trajnerit ka të bëjë me atë se e kanë pasur të vështirë të kompletojnë një 11-ësh të tërë. Në këtë drejtim duket se katër Shoshët përbëjnë një zgjidhje. Hillgruber thotë se sidomos në fillim nuk ka qenë e thjeshtë të mësohet me katër lojtarët me një mbiemër. Sidomos dy vëllezërit Bledari dhe Blerandi që kanë ardhur nga SV Eintracht, skuadër që është ngritur në ligën e landit, ishte shumë e vështirë të dalloheshin,.
Rreziku i ngatërrimit për shkak të mbiemrit të njëjtë ekziston edhe në prezantimin e tyre në protokollin e lojës, ku shkruhen emrat dhe numrat e lojtarëve. Megjithatë trajnerët kanë gjetur mënyrat se si të identifikojnë katër lojtarët e rinj, shkruan “Mitteldeutsche Zeitung”. Kryesisht përmes tipareve të fytyrës dhe gjatësisë së trupit.
Problemi me Shoshët paraqitet edhe nëpër turnetë ku merr pjesë skuadra. Kështu në një turne të tillë ishte dashur që Bledari të zgjidhej lojtari më i mirë , por organizatorët e thirrën Blerandin. Herë pas here ndodh që edhe ndonjë gol të shënohet në “llogari” të tjetrit, tregojnë bashkëlojtarët.
Ndërkohë që Gentiani dhe Arlindi janë të lindur në Gjermani ndërsa Bledari dhe Blerandi kanë ardhur ë këtë shtet në vitin 2010 nga Istogu i Kosovës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











