Fun
Party në Gjenevë me Dafina Zeqirin
Në diskotekën më të vjetër në Gjenevë, "Whiten’n Silver", në mbrëmjen e së premtës do të performojë këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri bashkë me artistë të tjerë, kryesisht të rrymes hip-hop dhe R&B
Diskoteka më e vjetër në Gjenevë ka kapacitet të limituara deri në 450 persona, thotë organizatori i kësaj mega mbrëmje shqiptare në Gjenevë, Alban Limani, i njohur për organizimin e eventeve të mëdha në Kosovë.
Ai thotë se është hera parë që organizohet një manifestim i tillë në një diskotekë në qendër të Gjenevës, dhe po ashtu është hera parë që organizon një mbrëmjë të këtill në Zvicër.
„Shqiptarët zakonisht organizojnë manifestime për festa të ndryshme në objekte të komunave në periferi të qytetit. Është hera e parë që organizohet një event në qendër të qytetit “, thotë Limani
Shqiptari nga Prishtina i migruar në Gjenevë thotë se kjo mega mbrëmje nuk lidhet me festat e marsit porse janë të mirëseardhur të gjithë të në mbrëmjen e organizuar të „Riviera Events“ .
24-vjecari udhëheq me firmen „Riviera Events“ në Montreux, që merret me organizimin e koncerteve të mëdha. Limani ishte bashkë organizatori i koncertit të Unikkatilit në Prishtinë dhe po ashtu të rap këngëtarit të njohur amerikan “The Game”.
„Mega Albanien Party“ fillon nga ora 22, në diskotekën „Whiten’n Silver“ ndërsa albinfo.ch është sponzor medial.
E-Diaspora
-
Flamuri i Kosovës ndriçon Times Square në 18-vjetorin e Pavarësisë Flamuri i Kosovës shfaqet në Times Square në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Dënohet me burg të përjetshëm kosovari për tentativë vrasjeje të gruas në prani të fëmijës -
Familja reagon për vdekjen tragjike të 22-vjeçari nga Kosova në Londër -
Amina Nuraj: “Unë, bija e Atdheut”, një rrëfim mbi identitetin shqiptar në Sanxhak -
Flamuri i Kosovës mbi Himalaje, një ëndërr e përmbushur e Uta Ibrahimit
Jeta në Zvicër
-
Marrëveshjet kolektive mund të kenë përparësi mbi pagat minimale kantonale Komisioni Ekonomik i Këshillit të Shteteve ka propozuar që pagat minimale të përcaktuara në marrëveshje kolektive... -
Rriten rastet e helmimeve në Zvicër, paralajmërohen prindërit dhe profesionistët mjekësorë -
Gjykata urdhëron qeverinë zvicerane të publikojë kontratat për vaksinat Covid -
Viktimat e zjarrit në Crans-Montana kthehen në Zvicër për rehabilitim -
Pagesat me telefona të mençur tejkalojnë ato me kartë në Zvicër












