Sport
Ilir Latifi, drejt titullit të kampionit të botës
Një përballje, që sipas specialistëve, afron më tej Latifin drejt shansit të madh për titullin kampion në këtë Divizion nëse arrin të fitojë
Eventi UFC-232 që do të zhvillohet më 29 dhjetor në Las Vegas po bëhet gjithnjë e më interesant, teksa është konfirmuar se një tjetër duel i madh i është shtuar eventit të fundit të arteve marciale mikse për këtë vit.
Bëhet fjalë për duelin e peshës “light heavyweight” në artet marciale mikse mes Ilir Latifit dhe Corey Anderson, shkruajnë mediat shqiptare.
Latifi (14 fitore, 5 humbje dhe një duel pa rezultat), renditet i katërti në këtë Divizion, ndërsa rivali i tij amerikan renditet në vendin e shtatë (Anderson numëron 11 fitore e 4 humbje në UFC).
Një përballje, që sipas specialistëve, afron më tej Latifin drejt shansit të madh për titullin kampion në këtë Divizion nëse arrin të fitojë, përcjell albinfo.ch.
Dueli i fundit i Ilir Latifit në kafaz daton më 24 shkurt të këtij viti, kur mundi Ovince Saint Preux, ndërkohë që i ka fituar dy përballjet e fundit, duke iu afruar shumë majës së peshës “light heavyweight”. Ndërsa Anderson ka dueluar për herë të fundit më 22 korrik, kur mposhti Glover Texeira.
Dy duelet kryesore të eventit UFC-232 mbeten ato mes Nunes-Cyborg për titullin kampion të peshës “featherweight” dhe Jones-Gustafsson në peshën “light heavyweight” (titulli do t’i hiqet së shpejti Daniel Cormier).
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane














