Jeta në Zvicër
„Varroset“ ideja për qeverinë me 9 anëtarë
Dhoma e Kantoneve ka hedhur poshtë me 21 vota kundër dhe 20 pro dhe nga dy abstenime të dy iniciativat; për shtim të numrit të ministrave dhe për kufizim në 2 ministra nga një regjion i vendit
Dhoma e kantoneve e Parlamentit të Zvicrës i ka dhënë fund përpjekjeve të ndryshme që kanë qarkulluar për shtimin e numrit të ministrave në Këshillin Federal, nga 7 sa janë, në 9 sish. Së fundi propozimi kishte ardhur si iniciativë nga kantoni i Tesinës. Krahas kësaj, nga ky kanton kishte ardhur edhe iniciativa që të mos lejohet që nga një regjion i gjerë i vendit (nga 7 sa janë gjithsej) të ketë më shumë se 2 përfaqësues në qeveri. Por, të dy iniciativat janë hedhur poshtë në Dhomën e Kantoneve.
Komisioni për politika shtetërore i ka rekomanduar deputeteve për ta pranuar iniciativën e parë, për të cilën kishin votuar 9 anëtarë të komisionit ndërsa kundër saj tre të tjerë. Mbështetësit e iniciativës e kanë arsyetuar këtë me shkarkimin e barrës së ministrave. Sipas deputetit Hans Stöckli: “Me dy ministra më shumë dhe kështu me dy departamente plotësuese do të ndaheshin punët më mirë”.
Veç kësaj, sipas Stöcklit, në qeveri do të duhej të përfaqësoheshin të gjitha regjionet gjuhësore. Por kundërshtarët e rritjes së numrit kanë thënë se në një rast të tillë do të dëmtohej kolegjialiteti. “Mandej, ne para pak kohësh tashmë e patëm hedhur poshtë një propozim të tillë”, ka thënë deputeti Peter Föhn.
Ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga ka komentuar kështu qëndrimin atyre që kanë kërkuar rritjen e numrit të ministrave: “Nëse vërtetë dëshirohet shkarkimi i barrës nga supet e qeverisë, atëherë do të duhej që numri i tyre të dyfishohet. Dhe kjo do të dëmtonte përfundimisht kolegjialitetin”.
Në fund, Dhoma e Kantoneve ka hedhur poshtë me 21 vota kundër dhe 20 pro dhe nga dy abstenime të dy iniciativat.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027












