Kosova
Transparencë tatimore austriake përmes marrëveshjes me Kosovën
Këshilli Kombëtar austriak ka votuar për lehtësimin e veprimtarisë ndërkufitare të fondeve të pensioneve dhe një marrëveshje të dyfishtë tatimore me Kosovën, shkruan "Kronen Zeitung", njofton Albinfo.ch.
Me votat e partive ÖVP, FPÖ dhe NEOS, në plenumin e Këshillit Kombëtar austriak, të mërkurën është miratuar ndryshimi i Ligjit të Fondit të Pensionit. Qëllimi i këtyre inovacioneve ishte që të lehtësojë veprimtarinë ndërkufitare të fondeve të pensioneve profesionale.
Nga pikëpamja e qeverisë dhe NEOS, fondet e pensioneve kanë kështu mundësinë për të gjeneruar rendiment më të lartë, transmeton Albinfo.ch.
Për SPO dhe Liste Pilz, megjithatë, heqja e kufijve të investimeve për transaksionet e rrezikshme është shumë me ndikim të gjerë dhe hap liberalizimi, i cili rrit rrezikun për klientët e fondeve të pensioneve. Lehtësimi i rregulloreve të investimeve tregon se Qeveria Federale nuk ka mësuar asgjë nga kriza e fundit financiare, që ka të bëjë me kundërshtim tëanëtares së SPÖ-së, Karin Greiner.
Gjithashtu u soll një vendim unanim për një marrëveshje të tatimimit të dyfishtë me Republikën e Kosovës. Kjo do të ndikojë në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shtrirjen e ndihmës administrative, informon Albinfo.ch. Ministri i Financave, Hartwig Löger, shpreson se traktati i tatimimit të dyfishtë do të sjellë një sinjal për marrëveshjet e tjera të tilla që janë në negociata, për shembull me Kinën dhe shtetet arabe.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale Pas javësh me vapë rekord, meteorologët paralajmërojnë net më të freskëta që do të sjellin lehtësim... -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë -
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër













