Shkurt.ch
Dimër në jug të Zvicrës
Moti i tillë në mars është i pazakontë në Ticino, thonë meteorologët nga “MeteoSwiss"
Në Ticino të Zvicrës është kthyer dimri. Gjatë gjithë natës nuk janë ndalur reshjet e borës, jo normale për këtë muaj në jug të Zvicrës. Në mëngjes sipas “MeteoSwiss” bora kishte krijuar trashësinë rreth dhjetë centimetra, ndërsa në lartësi deri në 35 centimetra.
Qarkullimi nëpër rrugët e Zvicrës po zhvillohet me kufizime, sidomos në autostradën A2 dhe A13. Rruga në mes të tunelit Gotthard –Chiasso, përkatësisht në Churi është mbyllur përkohësisht për automjete të rënda për shkak të borës.
Policia në Ticino nuk ka raportuar për aksidente të rënda, ndërsa ka bërë thirrje që të shmangen udhëtimet e panevojshme me automjete private.
Për shkak të reshjeve të borë ka pasur probleme edhe në Aeroportin e Luganos.
Moti i tillë në mars është i pazakontë në Ticino, thonë meteorologët nga “MeteoSwiss”. Një mot i tilë mbahet mend vetëm në vitin 1975.
Nga mëngjesi i së nesërmes ngadalë do të vijë pranvera në Ticino të Zvicrës. Temperaturat do të sillen në maksimum prej 10-12 gradë
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj Depot e vetë-ruajtjes po përdoren gjithnjë e më shumë në Zvicrën frëngjishtfolëse, veçanërisht për shkak të... -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve -
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara











