E-Diaspora
Policia e Bernës: Kujdes nga dashuria e rreme! Dëmi i shkaktuar, një milion e gjysmë franga
Policia kantonale e Bernës ka paralajmëruar banorët kundër mashtrimeve në internet të ashtuquajtura Love apo Romance: Mashtruesit premtojnë dashuri të madhe për personat.
Shuma e dëmit është e lartë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Kërkimi për dashuri të vërtetë nëpër internet, në ditët e sotme është bërë një dukuri e zakonshme. Në portalet e flirtimit, të vetmuarit kanë mundësinë për të gjetur një partner.
Por, portalet e tilla gjithnjë e më shumë po tërheqin edhe kriminelë. Pas një kohe të shkurtër ata pretendojnë se tek viktima e mundshme kanë gjetur dashurinë e madhe.
Në shumë raste, mashtrusiet pretendojnë të jenë inxhinierë ose ushtarë të një vendi tjetër, njofton më tej albinfo.ch. Me këtë rast, ata paraqiten me fotografi të vjedhura si individë tërheqës.
Përmes afirmimit të vazhdueshëm të dashurisë, ata i joshin viktimat e tyre me tregime të besueshme për ta, për të dërguar para.
Ata kërkojnë të holla për të paguaa fatura mjekësore, për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit ose për të mbuluar nevojat financiare, njofton më tej albinfo.ch. Nga janari deri në tetor 2018, më shumë se 50 raste të tilla janë raportuar në Policinë Kantonale të Bernës. Shuma e dëmit ka arritur shifrën prej 1.5 milion frangash.
Për këtë arsye, Policia Kantonale e Bernës dëshiron të sensibilizojë më tej popullatën. Duhet të lindë menjëherë dyshimi kur dikush flet shumë shpejt për “dashurinë e madhe”.
Në internet, gjithmonë duhet të jeni të dyshimtë kur dikush kërkon para dhe kurrë mos i dërgoni të holla ndonjë personi të panjohur, transmeton albinfo.ch.
Të vetmuarit, të cilët gjithashtu janë aktivë në këto rrjete të takimeve, duhet të paralajëmrohen për rreziqet e një dashurie të tillë apo mashtrimet e romansave.
Një kërkim në Google gjithashtu është i dobishëm. Me këtë rast, duhet të futni emrin e të njohurit nga interneti me shtesën e fjalës “Scammer”. Në këtë mënyrë, shpesh konfirmohet dyshimi.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë Zvicra mbetet konsumuesja më e madhe e çokollatës për frymë në botë dhe vendi ku lindi... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën














