Shkurt.ch
Të Gjelbrit e rinj, klima si trashëgimi botërore
Të rinjtë e të Gjelbërve duan të regjistrojnë klimën zvicerane si trashëgimi botërore të UNESCO-s
Të rinjtë e të Gjelbërve të mërkurën kanë nisur një peticion për këtë qëllim dhe i janë drejtuar Këshillit Federal, duke argumentuar se Zvicra mund të luajë rol në këtë lëmi.
Kjo iniciativë ka ngjallur interes të fortë nga organizatat mjedisore si dhe nga palë të tjera politike, shkruajnë të rinjtë e të Gjelbërve në deklaratën e tyre. Peticioni është i mbështetur, ndër të tjera, nga WWF, Greenpeace, Pro Natura, Shoqata Transporti dhe Mjedisi (ATE), të Gjelbrit dhe të Gjelbrit liberalë.
Sipas të Gjelbërve të rinj, ajri ynë ka vlerë mbrojtëse dhe fëmijët tanë kanë të drejtë të jetojnë në një mjedis të shëndetshëm. Nuk është tepër vonë për të ndaluar ndryshimin e klimës, edhe në qoftë se konferenca e klimës në dhjetor 2012 përfundoi pa rezultate. Kjo temë duhet të jetë në agjendën politike, thanë ndër të tjera të rinjtë.
Për të shënuar fillimin e peticionit të tyre, ata marshuan në sheshin e Pallatit Federal, veshur si pinguinë dhe arinj
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













