E-Diaspora
Të huajt në Itali: Shqiptarët në vendin e parë
Pas komunitetit shqiptar, renditet ai maroken, i cili përbën shumicën e të huajve të pajisur me leje në 35 qytete të Italisë
Në 40 qytetet të Italisë, komuniteti shqiptar përbën shumicën ndër të huajt e pajisur me leje të rregullt qëndrimi.
Pas komunitetit shqiptar, renditet ai maroken, i cili përbën shumicën e të huajve të pajisur me leje në 35 qytete të Italisë.
Komunitetet e tjera janë të përqendruar në më pak qytete. Sipas të dhënave që ka publikuar instituti italian i statistikave, ISTAT, komuniteti ukrainas përbën shumicën e të huajve në 5 qytete, ndërsa komunitetet e tjera janë të përqendruar në 2 ose 3 qytete, transmeton “Monitor”.
Për të pasqyruar përqendrimin e të huajve në Itali sipas komuniteteve që përbëjnë shumicën, “Il Sole 24” ka ndërtuar një hartë, sipas shumicës së qytetarëve të huaj të pajisur me leje të rregullt qëndrimi, përcjell albinfo.ch.
Të huajt në Itali me leje të rregullt qëndrimi janë rreth 3 milionë e 700 mijë sipas të dhënave të ISTAT. Dy komunitetet më të përhapur janë ai shqiptar dhe maroken, të cilët më vete përfaqësojnë rreth një të katërtën e totalit.
Në disa prej qyteteve më të mëdha ka përjashtime. I tillë është rasti i Milanos, ku janë përqendruar më së shumti komuniteti egjiptian, ose i Romës, e cila së bashku me Kalari kanë më shumë të përqendruar komunitetin e filipinasve. Në provincat e Palermos dhe Venecias, qytetarët e Bangladeshit përfaqësojnë shumicën e të huajve me leje të rregullt qëndrimi. Në Firence, megjithatë, së bashku me qytetin fqinjë të Pratonit, kinezët përbëjnë shumicën e të gjithë të huajve të pajisur me leje qëndrimi.
Vetëm në dy provinca shumicën e komunitetit të huaj të pajisur më shumë me leje qëndrimi, amerikanë dhe moldavë, si shumicë nga komunitet e tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












