Kosova
Për vrasjen e gruas dhe vajzës dënohet me 24 vjet burgim
Rreth tre muaj pas ngjarjes që tronditi Kosovën, është dhënë dënimi për 43-vjeçarin që ekzekutoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 9-vjeçare.
Pjetër Nrecaj është dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes, Valbonës dhe vajzës së tij K.N. Nrecaj, si dhe u dënua edhe për armëmbajtje pa leje.
Më 31 tetor në Gjykatën Themelore të Gjakovës, Pjetër Nrecaj është deklaruar sërish fajtor për dy veprat penale që akuzohet: vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Vrasjen e vajzës së tij, e ka konsideruar aksidentale, përcjell albinfo.ch.
“Dihet se dy anëtarë të familjes i kam humbur. Edhe vajzën e vogël aksidentalisht, e pranoj fajësinë dhe jam i penduar”, kishte thënë Nrecaj.
Valbona Nrecaj ishte në proces divorci me të shoqin, ndërsa u qëllua për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit, kurse pesë orë më herët ajo kishte njoftuar policinë për kërcënimet që po i bëheshin nga ai.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














