Kosova
Liberalizimi i vizave mund të shtyhet ende
Procesi i liberalizimit mund të shtyhet edhe më shumë, derisa pak është e besueshme se do të ndodhë në vitin e ardhshëm
Tash e sa vjet qytetarët e Kosovës presin që të jenë të barabartë me ata të shteteve të tjera sa i përket lëvizjes së lirë.
Ata që qeverisin vendin në vazhdimësi shprehën optimist se ky proces i stërzgjatur do të përfundojë brenda një kohe të shkurtër dhe se do të rezultojë me lëvizjen e lirë të kosovarëve.
Deklarimi i fundit erdhi nga shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, i cili ditë më parë tha në fund të vitit do të marrim një lajm të mirë për vizat, raporton “Kosovapress”.
Behxhet Shala, nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, thotë se është bërë lojë me çështjen e liberalizimit të vizave, edhe nga pozita edhe nga opozita, përcjell albinfo.ch.
“Këta që kanë premtuar se do të ketë liberalizim të vizave, e kanë bërë shkaku që është dashtë me vazhdu pushtetin, këta të cilët i kanë kundërshtuar politikanët në pushtet, e kam fjalën për opozitën që kanë thënë se nuk do të ketë viza e kanë bërë me qëllim që ta rrëzojnë pozitën dhe të bëhen vet pozitë. Ka qenë një lojë jo e mirë, një lojë të themi e ndyrë, e cila në fund të fundit po u kushton qytetarëve të Kosovës”, tha Shala.
Ndërkohë, Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK) ka dalë me një hulumtim ku sqaron hapat e mbetur deri në përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave.
“Data kritike është 6 dhe 7 dhjetor, sepse Këshilli i Bashkimit Evropian në konfiguracionin e ministrave të brendshëm të cilët e kanë për mandat plotësim ndryshimin e rregullores në fjalë bëhet me 6 dhe 7 dhjetor, nuk ka datë tjetër deri në fundvit, pra është kritike që ne të synojmë të jemi në agjendë më 6 dhe 7 dhjetor. Natyrisht që mund të votohet plotësim ndryshimi i rregullores edhe në këshilla të tjerë, por gjasat janë të vogla që do të ndodh. Prandaj ne kemi avoku që të bëhet lobimi që Kosova të futet në agjendë më 6 dhe 7 dhjetor. Ne konsiderojmë qe jemi në ditët kritike të fundit, për të siguruar që vendimmarrja të përfundojë brenda këtij viti. Me kalimin e çdo dite jemi duke hyrë në një stad ku dyshimet po rriten se do të ndodh kjo deri në fund të vitit”, tha Demush Shasha.
Sipas analistit politik, Behlul Beqaj, dhënia e afateve kohore nga politikanët kosovarë është edhe një tjetër dëshmi se sa janë jo serioz.
“Unë nuk i gëzohem liberalizimit të vizave, pavarësisht se është një e drejtë e pakontestueshme dhe e nevojshme për të gjithë, nuk i gëzohem nga fakti se të vetmit që munden eventualisht për ta ndryshuar gjendjen e keqe në Kosovë është armata e të rinjve në Kosovë, të cilët pas liberalizmit do të braktisin Kosovën”, tha Beqaj.
Ditë më parë, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova këshilloi politikanët kosovarë që mos të zotohen lidhur me afatet kohore për liberalizimin e vizave, meqë, siç tha ajo, tani ky proces është në duart e shteteve anëtare.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv












